Pavarësisht përdorimit të detergjentëve të ndryshëm, uthullës apo sodës së bukës, shumë njerëz ankohen se rrobat, veçanërisht ato të palestrës ose të vjetra, vazhdojnë të kenë një aromë të pakëndshme edhe pas disa larjesh.
Një përdorues në Reddit ka ndarë përvojën e tij dhe ka kërkuar ndihmë për të zgjidhur këtë problem të zakonshëm.
Komentuesit ofruan zgjidhje të ndryshme, por metoda më e përmendur ishte shtimi i uthullës së bardhë direkt në kazan gjatë larjes. Disa të tjerë rekomanduan përdorimin e vodkës së holluar për të neutralizuar aromat e forta para larjes.
Ekspertët gjithashtu këshillojnë që lavatriçja vetë të pastrohet rregullisht, pasi aroma e mykut shpesh vjen nga mbetjet e grumbulluara në makinë. Vetëm atëherë mund të prisni rroba të pastërta dhe me erë të freskët pas çdo larjeje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!