Si ta zbuloni çfarë fsheh një burrë? Hija e tij tregon nëse nuk i beson askujt, luan viktimën apo manipulon

Si ta zbuloni çfarë fsheh një burrë? Hija e tij tregon nëse nuk i beson askujt, luan viktimën apo manipulon

Ky është një test i shkurtër që zbulon çfarë fsheh burri juaj – hija e tij tregon gjithçka

Një burrë rrallëherë hapet dhe flet me të vërtetë për veten. Ai flet për punën, politikën, makinat, për çdo gjë, përveç asaj që ka brenda vetes. Frikërat, dyshimet, dëshirat e vërteta i fsheh thellë, aq shumë sa ndonjëherë harron edhe vetë ku fle hija e tij. Ky është një test që mund ta zbulojë.


Por trupi nuk gënjen kurrë. Pozicioni në të cilin ulet zakonisht, gjesti që përsërit vazhdimisht – tregojnë historinë e tij të vërtetë, hijen e tij. Kjo nuk është analizë shkencore, as parashikim fati, por thjesht vëzhgime. Jeta nuk është foto, njeriu nuk është siluetë, por ndonjëherë pas një qëndrimi të zakonshëm fshihet gjithë thelbi i qenies së tij dhe gjithë dhimbja e tij.

Vëzhgoni këto silueta dhe krahasoni me të tijën. Zbuloni nëse tek ju dominon energjia femërore apo mashkullore, transmeton Telegrafi.

1. Kështjella

Ai rri i izoluar nga bota, me duart ndërthurur dhe këmbën mbi këmbë. Është si një kështjellë brenda tij mbretërojnë heshtja dhe rregulli. I qetë dhe i mençur, por nuk i beson askujt, as juve. Mund t’ju lejojë në shtratin e tij, por kurrë në shpirtin e tij. Sepse dikur, shpirti i tij është tradhtuar dhe ai është betuar se kjo nuk do të ndodhë më.

2. Mendimtari

Ulet si statuja e Rodenit me dorën në mjekër, gjithmonë duke menduar për gjëra të mëdha, për të ardhmen, për planet. Ai gjeneron ide, ndërton kulla në ajër dhe flet bindshëm për to. Por nuk vepron kurrë, sepse veprimi nënkupton rrezik dhe përballje me realitetin me mundësinë që idetë e tij të jenë të gabuara. Të menduarit është më e sigurt.

3. Mbreti i botës

Ulet me këmbët e hapura dhe duart pas kokës. Ai është zot i jetës së vet, sheh gratë sikur i detyrohen diçka dhe flet me ton dominues, duke dhënë premtime të mëdha. Por ajo “forcë” është vetëm një mburojë e lirë poshtë saj fshihet një djalosh i frikësuar, që ka tmerr nga ideja se të tjerët do ta zbulojnë kush është në të vërtetë.

Si ta zbuloni çfarë fsheh një burrë? Hija e tij tregon nëse nuk i beson askujt, luan viktimën apo manipulon telegrafi.com

4. Shkëmbi

Ulet drejt, me qëndrim të fortë dhe këmbë të sigurta në tokë. Fjala e tij është ligj, veprimet më të forta se guri. Ai është bashkëshorti dhe babai ideal, i besueshëm si shkëmbi. Por, a e keni parë ndonjëherë një shkëmb të qajë? Apo të qeshë me shpirt? Ai ia ka ndaluar vetes ndjenjat, sepse për të ndjenjat janë dobësi. Dhe ai duhet të jetë gjithmonë i fortë – për ju.

5. Ujërat e qeta

Ulet pak i përkulur, me qëndrim të një viktime. Qan për jetën, për shefin, për ju në mënyrë të heshtur. Ju bën të ndiheni fajtorë dhe e përdor këtë si armë. Në botën e tij, të gjithë janë të këqij, vetëm ai është i mirë, por i pakuptuar. Mos i besoni: ky është tipi më i rrezikshëm. Në ujërat e tij të qeta fshihen demonë për të cilët nuk keni as idenë më të vogël.

6. Nxënësi

Ai dëgjon gjithmonë, por jo ju. Dëgjon miqtë dhe autoritetet, sepse mendimet e tyre i vlerëson më shumë se tuajat. Fjalët tuaja i sheh si fjalë boshe. Ai është nxënës i mirë, por nuk ka mësuar ende më të rëndësishmen: të mendojë vetë dhe të ketë besim tek partnerja me të cilën ndan jetën. /Telegrafi/