Si shkoi procesi zgjedhor në vend? (VIDEO)

Si shkoi procesi zgjedhor në vend? (VIDEO)

Procesi zgjedhor i 12 tetorit në Kosovë është vlerësuar si i qetë dhe pa probleme nga opinionisti Mentor Nazarko.

Ai foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku theksoi se pavarësisht kontekstit multietnik, zgjedhjet kaluan pa tensione.

“Nëse flasim për treguesit e procedurës në përgjithësi, Kosova zhvilloi zgjedhje të qeta, pa probleme, pa konflikte e pa incidente, pavarësisht se konteksti është multietnik, pra ka edhe serbë në zonën veriore të saj. Ky është vlerësimi i përgjithshëm”,  tha Nazarko.

Ai shtoi se për një gjykim përfundimtar duhet të priten të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes, por sipas tij, ajo mbetet e krahasueshme me zgjedhjet e kaluara.

“Pjesëmarrja duket të jetë rreth 40 për qind në raport me numrin e banorëve rezidentë, çka është një shifër e mirë. Nëse llogaritet pjesëmarrja reale, ajo mund të arrijë deri në 60 për qind, pra në përputhje me zgjedhjet e vitit 2021”, u shpreh Nazarko. /Klankosova.tv

The post Si shkoi procesi zgjedhor në vend? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.