Përhapja e zjarreve nuk ka kursyer as komunën e Ferizajt.
Për situatën alarmante ka folur mëngjesin e sotëm në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova zëvendëskomandanti i zjarrfikësve në Ferizaj, Jeton Avdiu.
Sipas tij, muajt e verës kanë qenë mjaft sfidues për zjarrfikësit e kësaj komune.
“ Në komunën e Ferizajt ka pasur mjaft shumë zjarre duke filluar nga korriku, tash edhe në muajin gusht. Për momentin vatra e fundit aktive ka qenë në Mirash, ku është shuar dhe në ndihmë na kanë dalë edhe zjarrfikësit nga Prishtina, Vitia dhe Gjilani, ka qenë zjarr i madh”, tha Avdiu, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se situata është përkeqësuar edhe për shkak të mungesës së mjeteve adekuate për intervenim.
“Ka qenë e vështirë, sepse edhe me mjete jemi keq”, shtoi ai.
Në fund, Avdiu ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për të mos shkaktuar zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë.
The post Si po menaxhohen zjarret në Ferizaj? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.