Nënkryetarja e partisë Guxo, Jeta Statovci në “Rubikon” në Klan Kosova tha se tentuan pesë herë radhazi me kandidatë për kryetar të Kuvendit të Kosovës, kur u pyet se si përfundoi LVV me Dimal Bashën kryeparlamentar.
Ajo tha se që në seancat e para kanë qenë të gatshëm për të ofruar propozime.
Derisa lidhur me propozimin për 54 herë me radhë të ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovë, Statovci tha se ajo u bllokua nga të tjerët.
“Besoj që përvoja e tij (Dimal Bashës) politike, interesimi karshi proceseve në të cilat ka qenë i involvuar gjithashtu edhe vullneti i disave qe kanë qenë në dakordancë që do jetë një kandidat i preferueshëm”, tha Statovci.
Statovci ndwr tjerash tha se ish-opozita nuk do as qeveri dhe as zgjedhje.
The post Si përfundoi LVV te Dimal Basha?-Statovci: Provuam me pesë kandidatë të tjerë paraprakisht (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.