E diel, 11 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeSi ndikon vrapi në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj?

Si ndikon vrapi në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj?

Vrapi mbetet një nga aktivitetet fizike më të preferuara në mbarë botën – dhe me arsye të forta. Krahas ndikimit pozitiv në shëndetin fizik dhe mendor, studimet tregojnë se ai ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e njeriut.

Sipas një studimi 15-vjeçar të publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, vrapi – apo edhe ecja e shpejtë – mund të shtojë mesatarisht tre vite jetë. Madje, përfitimet nuk varen nga intensiteti: edhe një vrap i lehtë dhe i shkurtër sjell efekte të ngjashme me një vrapim të shpejtë dhe të zgjatur.

Studiuesit theksojnë se vrapi ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga 25 në 40 për qind, dhe sipas të dhënave, çdo orë që dikush shpenzon duke vrapuar i shton shtatë orë jetë.

Për këtë hulumtim, janë analizuar të dhënat e mbi 55 mijë pjesëmarrësve dhe është bërë krahasimi i ndikimit të faktorëve të ndryshëm në jetëgjatësi.

Sipas shkencëtarëve, ndalimi i duhanit do të parandalonte rreth 11% të vdekjeve të hershme, ndërsa ulja e mbipeshës do të shmangte 8%. Megjithatë, mungesa e aktivitetit fizik – përkatësisht vrapit – rezulton të jetë faktori më i madh i rrezikut, duke kontribuar në 16% të vdekjeve të parakohshme.

Një ndër pikat më të rëndësishme të studimit është fakti se përfitimet nga vrapi janë të prekshme edhe nëse dikush e fillon këtë aktivitet më vonë në jetë. Ekspertët shpresojnë që rezultatet e këtij studimi të shërbejnë si nxitje për të gjithë ata që hezitojnë të përfshihen në aktivitete fizike.

Për më tepër, vrapi shihet si forma më efikase dhe e përballueshme e ushtrimit fizik. Në krahasim me format e tjera të aktivitetit, vrapuesit aktivë kanë përfitime më të mëdha në jetëgjatësi – deri në 30% më shumë se ata që janë pasivë. Ndërsa personat që janë fizikisht aktivë, por nuk vrapojnë, kanë përfitime më të ulëta – rreth 12%.

Edhe pse ekspertët nuk e quajnë vrapin domosdoshmërisht më të mirë se çdo formë tjetër stërvitjeje, ata bien dakord që është ndër aktivitetet më të fuqishme dhe më të lehta për t’u ndërmarrë, për këdo dhe në çdo moshë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT