Ekspertët theksojnë se të paktën shtatë orë gjumë çdo natë janë baza e një shëndeti të mirë.
Gjumë i rregullt konsiderohet gurthemel i jetës së shëndetshme dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm tek aftësia për t’u përqendruar në punët e përditshme, por edhe tek emocionet dhe ekuilibri hormonal i trupit.
Mungesa e gjumit shkakton çrregullime hormonale që rrisin ndjesinë e urisë, duke bërë që të ndiheni të uritur edhe pas vakteve. Kjo shpjegon pse lodhja nga mungesa e gjumit shoqërohet me oreks të shtuar dhe ndonjëherë me ndjenjë të vazhdueshme ngopjeje të pamjaftueshme.
Kur trupi dhe truri marrin pushimin e duhur, njeriu ka mundësi të jetojë më qetë dhe të përballojë më mirë sfidat e përditshme.
Ndikimi i mungesës së gjumit tek emocionet:
Studimet tregojnë se të fjeturit më pak se gjashtë orë në natë çon në emocione negative, si zemërim, nervozizëm, vetmi dhe zhgënjim. Simptomat fizike përfshijnë probleme me rrugët e frymëmarrjes, dhimbje trupore dhe shqetësime gastrointestinale. Shumë nga këto probleme zhduken kur pjesëmarrësit në studime rikthejnë gjumin mbi gjashtë orë natë pas nate.
Edhe mungesa e gjumit për një natë të vetme mund të dëmtojë performancën në punë, të ulë vëmendjen dhe të ndikojë negativisht tek menaxhimi i stresit dhe ruajtja e rutinës së shëndetshme. Ekspertët paralajmërojnë se nëse kjo bëhet zakon, trupi ka më shumë vështirësi të rikuperojë plotësisht.
Këshillat e ekspertëve për një gjumë cilësor:
Ushqehuni shëndetshëm;
Vendosni një orar të rregullt për gjumin;
Kryeni aktivitete relaksuese si joga ose meditim.;
Konsumoni çaj qetësues para gjumit, si çaji i kamomilit;
Shmangni përdorimin e televizorit dhe paisjeve elektronike para gjumit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!