Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajme“Si mysliman s’ke shpirt shqiptari”, deklarata e klerikut që nxiti debat (VIDEO)

“Si mysliman s’ke shpirt shqiptari”, deklarata e klerikut që nxiti debat (VIDEO)

Së fundi, një deklaratë e klerikut katolik, Shan Zefi ka nxitur debat në opinionin publik, pasi në një intervistë për një radio gjermane, u raportua se ai kishte thënë ‘si mysliman nuk ke shpirt shqiptari’.

Ai ka reaguar pas bujës që bëri kjo intervistë e tij, duke thënë se fjalët e tij kishin dalë nga konteksti, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Azdren Shala,  Hoxhë Ladi dhe Arbër Gashi diskutuan mbi përçarjet fetare që po bëhen në Kosovë.

“Kushti i domosdoshëm, i padiskutueshëm është nëse shqiptarët kanë tolerancë fetare, dhe kanë kombin kulturën shqiptare si kurorë mbi fe, funksionojnë mirë”, tha Shala në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Hoxhë Ladi e quajti shumë të çuditshme deklaratën e Shan Zefit.

“Nuk kemi çfarë të diskutojmë për këtë. Një njeri që jep një deklaratë të tillë jo që nuk është priftë, por nuk është as njeri”, tha Hoxhë Ladi.

Ndërsa sipas Arbër Gashit, deklarata e Shan Zefit është nxjerr nga konteksti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT