E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeSi mund të votojnë diaspora për Shqipërinë në ‘Eurovision 2025’ - publikohet...

Si mund të votojnë diaspora për Shqipërinë në ‘Eurovision 2025’ – publikohet mënyra

Sonte, Shqipëria do të ngjitet në skenën e ‘Eurovision Song Contest 2025’ me përfaqësuesit “Shkodra Elektronike” dhe këngën “Zjerm”, duke konkurruar në gjysmëfinalen e parë të festivalit më të madh muzikor në Evropë.

Në këtë natë të rëndësishme, 15 shtete do të marrin pjesë në garë, por vetëm 10 prej tyre do të sigurojnë vendin e tyre në finalen e madhe, e cila do të mbahet të shtunën.

Për të kaluar në finale, Shqipëria duhet të sigurojë një vlerësim të lartë nga juria profesionale dhe publiku – të dyja me peshë të barabartë prej 50% në renditjen përfundimtare.

Faqja zyrtare e Eurovision Albania në Instagram ka publikuar tashmë mënyrat e votimit për të mbështetur grupin “Shkodra Elektronike”.

Votimi do të hapet në fund të mbrëmjes dhe do të jetë i mundur nga të gjithë qytetarët që jetojnë në shtetet që marrin pjesë në natën e parë gjysmëfinale dhe kanë të drejtë të votojnë. Shqipëria është e 12-ta me radhë dhe për të votuar, duhet të dërgohet vetëm kodi “12”.

Votimi telefonik është i mundur nga shtetet e mëposhtme:

Islanda, Polonia, Sllovenia, Estonia, Spanja, Ukraina, Suedia, Portugalia, Norvegjia, Belgjika, Italia, Azerbajxhani, San Marino, Holanda, Kroacia, Zvicra dhe Qipro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT