E shtunë, 3 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeSi kurrë më parë, Princi Harry: Dua pajtim me familjen, jeta është...

Si kurrë më parë, Princi Harry: Dua pajtim me familjen, jeta është e çmuar

Duka i Sussex, Princi Harry, i ka thënë BBC-së se “do të donte shumë një pajtim” me Familjen Mbretërore, në një intervistë emocionale ku foli për marrëdhëniet me të atin dhe shqetësimet për sigurinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai u shpreh se ishte “i shkatërruar” pasi humbi një sfidë ligjore lidhur me masat e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar. Princi tha se Mbreti Charles “nuk do të flasë me mua për shkak të këtyre çështjeve të sigurisë”, por theksoi se nuk dëshiron të vazhdojë konfliktin.

“Nuk e dinte se sa kohë do të ketë më babanë e tij”, tha ai me ndjenjë thellë për raportet familjare.

“Do të doja shumë pajtimin me familjen time. Nuk ka kuptim të vazhdojmë të luftojmë më, jeta është e çmuar”, theksoi Princi Harry, duke shtuar se çështjet e sigurisë kanë qenë gjithmonë pengesa kryesore në marrëdhëniet e tij me familjen.

Ai kujtoi se ndryshimet në statusin e tij të sigurisë në vitin 2020 kanë ndikuar ndjeshëm jo vetëm tek ai, por edhe tek gruaja dhe fëmijët e tij.

I pyetur nëse i mungon Mbretëria e Bashkuar, Princi u përgjigj: “E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur, pavarësisht asaj që kanë bërë disa njerëz në atë vend… dhe mendoj se është vërtet shumë e trishtueshme që nuk do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi atdheun tim”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT