E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeSi Kosova ashtu edhe Kolumbia e njohin dhimbjen e dh*unës seksuale gjatë...

Si Kosova ashtu edhe Kolumbia e njohin dhimbjen e dh*unës seksuale gjatë luftës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.

Ajo po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kolumbi.

“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës.  Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

 

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT