Si është të jesh familjar i Lionel Messit, nipi i tij zbulon jetën e tyre private

Si është të jesh familjar i Lionel Messit, nipi i tij zbulon jetën e tyre private

Shumica e njohin Lionel Messin si një gjeni të futbollit, fitues të Topit të Artë dhe idhull për miliona njerëz, por ai është gjithashtu xhaxhai i Thomas Messit.

Thomas dikur ëndërronte të bëhej futbollist, por një dëmtim në gju e detyroi të ndërpriste karrierën sportive.


Në vend të kësaj, ai zgjodhi një rrugë si transmetues dhe prezantues televiziv, duke krijuar kanalin e tij dhe duke marrë pjesë në programe të ndryshme.

Në një intervistë të fundit, Thomas foli sinqerisht për jetën familjare të Messit, xhaxhit të tij,

“Kemi kaluar shumë si familje. Por gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin. Për ne, Leo nuk është thjesht një figurë publike apo futbollisti më i mirë në botë, ai është thjesht një xhaxha”.

“Ai është gjithmonë aty, na telefonon, na pyet si jemi dhe vjen kur mundet”, tregon Thomas.

Thomas pranoi gjithashtu se në një moment pati vështirësi të pranonte mbiemrin e tij, pasi të gjithë prisnin që ai të ishte njësoj si Leo. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai mësoi të krijonte rrugën e tij dhe të ecte me pavarësi.

Ky rrëfim tregon një anë më të afërt dhe njerëzore të familjes së njohur Messi, larg yllit global dhe futbollit./Telegrafi/