Një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale) në Mitrovicë është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Urall Boshnjakut, deri te arrestimi i policit erdhi pasi dyshohet se ndihmoi në kryerjen e veprave penale të një familje në Vushtrri, transmeton Klankosova.tv.
“Ai dyshohet se ndihmoi në kryerjen e veprave penale për familjen nga Vushtrria, familjen Gërbeshi, e cila njihet si një familje me aktivitete kriminale”, u shpreh Boshnjaku.
The post Si erdhi deri te arrestimi i pjesëtarit të Njësisë Speciale në Mitrovicë? appeared first on Klan Kosova.