Ministrja e Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti, Donika Gërvalla, dje e ka quajtur kandidatin e AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinajn si “gjeneral të vetëshpallur”.
Gërvalla, Haradinajn e quajti edhe “hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj”.
”Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje. Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, shprehej ajo nga një tubim në Deçan.
Por, kjo nuk është hera e parë që Gërvalla shfrynte mllef ndaj figurave të UÇK-së, pasi më 7 shkurt të vitit 2020, ajo pati thënë se emërimi i Rexhep Selimi si kryetar i grupit parlamentar të VV-së është sinjal jo i mirë “jo vetëm për faktin që është një prej të dyshuarve të Hagës”.
“Nëse mund t’iu besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar i grupit parlamentar të VV-së”.
“Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës”, pati shkruar Gërvalla, transmeton Klankosova.tv.
Sulmet ndaj Selimit, Gërvalla i pati çuar në një nivel tjetër, ku më 25 mars të vitit 2020, ajo e pati quajtur atë si pjesë të “botës së krimit”.
“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretituara të botës së krimit”, pati shkruar ajo.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>