E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Si e quajmë një person që 54 herë dështon ta kryejë punën...

“Si e quajmë një person që 54 herë dështon ta kryejë punën e cila i është dhënë?”, pyet Kelmendi pas zhvillimeve në Kuvend

Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar dështimin e 54-të të seancës konstituive të Kuvendit, e që ishte edhe e fundit para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese.

Ligjvënësit e zgjedhur të Kuvendit, bazuar në vendimin e Kushtetueses nga 27 korriku deri më 8 gusht nuk do të mund të ndërmarrin asnjë veprim rreth konstituimit të Kuvendi .

“Si e quajmë një person që 54 herë dështon ta kryejë punën e cila i është dhënë?E quajmë: Person i aftë! I ëndërruar nga çdo punëdhënës! Urime! “, shkruan Kelmendi në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

 

 

The post “Si e quajmë një person që 54 herë dështon ta kryejë punën e cila i është dhënë?”, pyet Kelmendi pas zhvillimeve në Kuvend appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT