Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Kjo fitore historike e Shqipërisë nuk u prit aspak mirë nga mediat serbe, të cilat tashmë nuk kanë vonuar për të drejtuar gishtin tek përgjegjësit e kësaj humbje.
Kurir: “Serbia përjetoi një nga disfatat më të rënda në histori: Pixi, është koha! Shqipëria fitoi në Leskovac dhe eliminoi Serbinë nga Kupa e Botës”.
Telegrafi.rs: “Humbja e madhe e Serbisë dhe humbja nga Shqipëria në Leskovc: Kupa e Botës është larg, është koha që Pixie të largohet më në fund.
Mondo.rs: “Shqipëria tronditi Serbinë, Pixi po largohet u përsërit në Leskovc: Agonia vazhdon, Kupa e Botës vazhdon
B92: “Debakli i Serbisë në Leskovc – një mesazh i qartë nga tribunat për Pixin”
RTS: “Humbja e dhimbshme e Serbisë në Leskovc, Shqipëria më afër eliminatoreve të Kupës së Botës”
Kjo fitore i dhemb shumë kundërshtarëve, por tani Shqipëria tashmë numëron 11 pikë dhe është e dyta në tabelë me gjasa reale që të kualifikohet në play-off./Telegrafi/