Si e arsyetoi Dimal Basha artikullin kundër UÇK-së – dhe pse nuk qëndron

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka tentuar ta relativizojë rolin e tij në një punim të vitit 2012, duke pretenduar se përgjegjësia e tij kufizohet vetëm në Kapitullin 3, i cili trajton depërtimin e Islamit ekstrem në Ballkan, me theks të veçantë në Kosovë.

Basha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, deklaroi: “Punimi që po qarkullon në media është i vitit 2012, në kohën kur unë kam qenë student. Autorësia ime në këtë artikull i përket vetëm Kapitullit 3, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën. Këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë.”

Por, faktet flasin ndryshe: Basha figuron si bashkëautor (co-author) i punimit që portretizon Luftën Çlirimtare të Kosovës të lidhur me krim të organizuar dhe trafik droge.

Dallimi mes “bashkëautorit” dhe “autorit kontribuues”:

Bashkëautor (Co-author) = autor i emërtuar në listën e autorëve që plotëson kriteret e pranuara të autorësisë dhe për rrjedhojë merr merita si dhe përgjegjësi ligjore/etike për përmbajtjen intelektuale të punimit.

Autor kontribues / kontribues (Contributing author / contributor) = dikush që ka bërë një ose disa kontribute specifike (mes tjerash, edhe mbledhje të dhënash, punë teknike, financim, redaktim, etj.) por nuk i plotëson kriteret e plota të autorësisë dhe për këtë arsye përmendet në deklaratën e kontributit ose në falënderime, por jo si autor në listën kryesore.

Ndërsa në tekstet bashkëautoriale: që të dy ose më shumë autorët, duhet të pajtohen me versionin final dhe të tërësishëm të tekstit dhe mbajnë përgjegjësi të plotë për përmbajtjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/