Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen analiza nga gazetarët sportivë të redaksisë së Telegrafit për ndeshjet që i presin Kosovën dhe Shqipërinë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Gazetarët e Telegrafit diskutuan po ashtu edhe për mënyrën se si duhet të luajë Kosova ndaj Sllovenisë, ku pati mospajtime mes tyre sa i përket aktivizimit të Edon Zhegrovës nga minuta e parë.
“Edhe me Suedinë ka luajtur sikur kundër Islandës. Me Zvicrën u mundua të luaj në sulm, nuk i doli. Do të kthehet prapë te ai formacioni, kur nuk e ke topin të mbrohesh me nëntë lojtar, sulmuesi i parë ta ndjekë topin midis dy linjave, ashtu besoj se do të luajnë”, ka thënë gazetari Lavdim Pireva.
“Rashica dhe Zhegrova janë dy senator të kombëtares. Rashica i ka 10 vite që është pjesë e kombëtares edhe Zhegrova besoj i ka tetë prej 2018. Edhe emri i të dy lojtarëve është shumë i madh, domethënë edhe ofron siguri”, vazhdoi tutje gazetari Romak Zeqiri.
“Pse mendoj se nuk do ta inkuadrojë Zhegrovën sepse nëse e fut Zhegrovën do të duhet të ndryshojë edhe skema. Nëse ne e ndryshojmë skemën, rezultati pozitiv do të jetë shumë i vështirë të arrihet”, shtoi gazetari Shkumbin Pireva.
I të njëjtit mendim nuk ishte gazetari Romak Zeqiri, i cili tha se ndonëse në klube formacioni fitues nuk ndërrohet, tek kombëtarja duhet të bëhet një përjashtim.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com