E hënë, 19 Maj, 2025
spot_img
HomeSportSi asnjëherë më parë këtë sezon, sot zhvillohen pesë ndeshje të Superligës...

Si asnjëherë më parë këtë sezon, sot zhvillohen pesë ndeshje të Superligës në të njëjtin orar – Indeksonline.net

08:41 / E Diele, 11 Maj 2025 / Gj. Sh

Java e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet sot dhe pritet të sjellë emocione të mëdha, teksa kampionati hyn në fazën vendimtare.

Të gjitha 10 skuadrat do t’i luajnë ndeshjet e tyre sot, me fillim nga ora 16:00, në përputhje me vendimin që tri xhirot e fundit të luhen njëkohësisht, për të garantuar garë të drejtë dhe transparente, shkruan IndeksOnline.

Përballjet e ditës janë këto: Suhareka pret Llapin, Ferizaj ndeshet me Ballkanin, Drita përballet me Dukagjinin, Malisheva është nikoqire e Feronikelit ’74, ndërsa Gjilani udhëton për të sfiduar Prishtinën.

Gara për vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në garat evropiane dhe lufta për mbijetesë e kanë bërë këtë fundsezon jashtëzakonisht interesant. Çdo pikë mund të jetë vendimtare, ndaj vëmendja sot do të jetë maksimale në të gjitha stadiumet e vendit. /IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT