Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superliga.
Mirëpo njëra nga këto ndeshje, ajo midis Ferizajt dhe Dritës, e cila është paraparë të zhvillohet në orën 15:00, është shtyrë.
Këtë e bënë të ditur vetë klubi i Ferizajt, përmes një postimi në “Facebook”.
Ndeshja tashmë është shtyrë për një orë, në orën 16:00, në po të njëjtën kohë sikurse Llapi-Prishtina./IndeksOnline/