Arsenali arriti të shpëtojë një pikë falë golit spektakolar të Gabriel Martinellit në minutat shtesë, duke mbyllur në barazim 1–1 përballjen me Manchester City në “Emirates”.
Megjithatë, pavarësisht dominimit në posedim dhe territor, skuadra e Mikel Artetës u kritikua për mungesën e rrezikut në sulm dhe qasjen e kujdesshme gjatë lojës.
Mesfusha e përbërë nga Martin Zubimendi, Declan Rice dhe Mikel Merino u pa si shumë konservatore, sidomos pasi statistikat tregojnë se Rice dhe Merino kanë fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet kur kanë luajtur bashkë në qendër.
Ish-ylli i Arsenalit, Theo Walcott, në analizën e tij për “Match of the Day”, u shpreh se kombinimi i Zubimendi dhe Merino po i krijon më shumë probleme Artetas.
Mikel Merino dhe Martin Zupimendi
“Ka disa lojtarë që duan të luajnë në atë rol. Merino nuk është një ‘Numër 10’ dhe unë do të preferoja të shihja dikë si Eberechi Eze më lart, për të sjellë më shumë kreativitet”.
“Kemi shumë lojtarë të ngjashëm, sidomos të majtë, dhe kjo ndonjëherë bën që Merino e Zubimendi të hyjnë në rrugën e njëri-tjetrit. Për mua, balanca nuk është e duhura”, shtoi ai.
Ky diskutim e vë sërish në qendër të debatit mënyrën se si Arteta po ndërton mesfushën e tij, mes stabilitetit dhe nevojës për më shumë kreativitet ofensiv./Telegrafi/