E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeSportShumë skuadra evropiane të interesuara për Dean Huijsen, 21-vjeçari ende i pavendosur...

Shumë skuadra evropiane të interesuara për Dean Huijsen, 21-vjeçari ende i pavendosur për të ardhmen – Indeksonline.net

16:44 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Gj. Sh

Futbollisti Dean Huijsen është një prej emrave më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Për mbrojtësin e talentuar kanë shfaqur interesim Chelsea, Liverpool, Arsenal e Bayern Munich, shkruan IndeksOnline.

Por 21-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, e kjo varet edhe nga klauzola prej 50 milion eurove që ka vënë skuadra e Bournemouthit.

Chelsea, Liverpuli dhe Arsenali kanë pasur bisedime me agjentin e lojtarit por ende nuk ka pasur diçka më shumë.

Po ashtu Huijsen është në radarin e Real Madridit, por klubi mbretëror ende nuk ka vendosur nëse do të nënshkruajn me një mbrojtës qendror./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT