Një numër i madh familjarësh, bashkëpunëtorësh dhe kolegësh, janë mbledhur për tâi dhënë lamtumirën e fundit fotoreporterit Alban Bujari, i cili ka ndërruar jetë sot.
Të pranishmit kanë nderuar jetën dhe punën e tij, veçanërisht fotografitë dhe dëshmitë që ai ka lënë pas, sidomos nga periudha e luftës, ku përmes aparatit të tij ka dokumentuar krimet dhe vuajtjet përtej kufijve të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Disa nga bashkëpunëtorët e tij e kanë kujtuar si një nga personat më të veçantë me të cilët kanë ndarë rrugën e medias, duke e cilësuar si një njeri të guximshëm që solli përmes imazheve realitetin e luftës në sytë e gjithë botës.
Pas pak minutash pritet të fillojë ceremonia e varrimit.
Ndiqni detajet, nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>