E premte, 24 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeShujtat e nxënësve mbetën në 'sirtarin' e premtimeve të Kurtit (VIDEO)

Shujtat e nxënësve mbetën në ‘sirtarin’ e premtimeve të Kurtit (VIDEO)

“Do të ofrojmë në gjithë vendin shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën”, ishte pjesë e programit të Lëvizjes Vetëvendosje kur hyri në qeveri në vitin 2021.

Por këto shujta mbetën vetëm pjesë e një paragrafi të programit, por edhe pjesë e deklaratave që i kishte dhënë kryeministri Albin Kurti, por edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

“Do të kujdesem që për fëmijët tuaj të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe, duke i shtuar edhe 160 çerdhe në gjithë vendin, dhe të kemi shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën”, ka thënë Kurti në fushatën e vitit 2021 para zgjedhjeve të 14 shkurtit kur e shpalosi programin e tij.

Pos Kurti, këso deklarate, dha edhe Nagavci, më 11 maj të vitit 2021 në një debat me Lëvizjen Fol.

“Ne synojmë që të ofrohet një përfshirje e fëmije në shkollimin e hershëm duke ndërtuar çerdhe të reja. Do të bëhet rikualifikimi i mësimdhënëse që do të mbesin pa norma. Kemi planifikuar shujta për nxënës, që të ketë barazi për të gjithë fëmijë. Kemi shqyrtuar largimin e notimit”, ishte deklarata që dha Nagavci.

Shujtat e Kurtit dhe Nagavcit mbetën në sirtarët e premtimeve të tyre elektorale. Në vend shujta u dhanë në disa komuna me iniciativë të kryetarëve të komunave.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498