Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajme‘Shuhet’ ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, humbet ndaj Polonisë

‘Shuhet’ ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, humbet ndaj Polonisë

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të enjte ëndrra e madhe e Shqipërisë për të marrë pjesë në Botërorin 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, pas humbjes në Poloni.

Polakët përmbysën ndeshjen 2-1, pasi u gjetën në disavantazh në pjesën e parë pas golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, ata morën frenat e lojës në dorë, duke gjetur golin e barazimit me anë të Robert Lewandowski në minutën e 63-të dhe më pas avantazhin me Piotr Zielinski, duke i dhënë fund ëndrrës së kuqezinjve. ndeshaj u luajt në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë dhe ishte e vlevshme për play-off-in për Botërorin 2026 ku Shqipëria luante për herë të parë në fazën “play-off”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT