Banorët e fshatit Kaçanik i Vjetër po ankohen për telat e energjisë elektrike që janë ulur shumë poshtë dhe shtyllat elektrike po ashtu.
Një banore për Klankosova.tv thotë se problemi ekziston tash e më shumë se pesë vjet dhe se ka pasur raste kur telat kanë rënë, duke rrezikuar edhe shtëpitë.
Sipas saj, ankesa janë bërë në KEK dhe në Komunën e Kaçanikut, por pa asnjë rezultat./Klankosova.tv


