Shtylla e çuditshme kundër përplasjes në urën britanike që po ‘shkakton përplasje’

Shtylla e çuditshme kundër përplasjes në urën britanike që po 'shkakton përplasje'

Një shtyllë e çuditshme në formë kambane në një urë të ngushtë në Yorkshire Dales tëAnglisë, është bërë një vrasës makinash.

Këmbana u instalua në urën Widdale, pranë Hawes, në nëntor. U vendos për të parandaluar shoferët të godisnin muret prej guri në të dyja anët e urës.


Por këmbana, në B6255, duket se ka shkaktuar më shumë probleme sesa ka zgjidhur, me raportime të rregullta për shoferë që godasin instalimin ndërsa kalojnë urën.

Shtylla është e lyer me të zezë pa asnjë shenjë reflektuese dhe nuk ka gjasa të shihet nga shoferët, veçanërisht natën, transmeton Telegrafi.

Barry Purcell zotëron një B&B në fshatin e afërt Askrigg dhe tha se kambana ishte një ‘ide e marrë’ dhe një ‘detyrë’. Ai tha se një çift që qëndruan së fundmi në biznesin e tij, u dërguan në spital pas një aksidenti në urë.

‘Ishte një çift norvegjez që qëndruan me ne për disa ditë dhe sigurisht që janë turistë, kështu që nuk i njohin rrugët’, tha Barry.

‘Kur iu afruan urës, nuk e panë. E goditën dhe makina përfundoi në çati’, shtoi ai.

Barry tha se çifti u dërgua në spitalin e Lancaster, ku pasagjerja iu nënshtrua një operacioni në krah.

‘Ajo kaloi dy ditë në spital para se të mund të bënte operacionin sepse krahu i saj ishte plot me xham. Burri duhej të vinte dhe të sillte çelësat dhe ata duhej ta shkurtonin qëndrimin e tyre me dy ditë. Pastaj ata fluturuan për në shtëpi dhe ne humbëm biznesin për shkak të kësaj. Ai na tha se kur mbërriti policia i thanë “nuk jeni i pari”, kështu që është qartësisht mjaft e zakonshme’, shtoi ai.

Të paktën shtatë automjete thuhet se kanë goditur kambanën në tre muajt e fundit.

Rruga kalon parkun kombëtar Yorkshire Dales dhe është e njohur për turistët që vizitojnë fshatrat Hawes, Ingleton dhe Ribblehead.

E krijuar për të mbrojtur urën, Barry tha se është ‘gjëja më budallaqe që mund të kishin bërë’. /Telegrafi/