Në Gjykatën Themelore të Pejës, në Departamentin për Krime të Rënda, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes tragjike të kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj.
Me propozimin e Prokurorit të Shtetit, Ersan Çavolli, seanca është shtyrë për datën 31 tetor 2025, në ora 13:00, raporton Klankosova.tv.
Shtyrja ka për qëllim të mundësojë: rianalizimin e plotë të provave, marrjen parasysh të rekomandimeve të Gjykatës së Apelit, dhe përfshirjen në fjalën përfundimtare të superekspertizës së aksidentit të komunikacionit të datës 23 korrik 2025.
Rasti i Flordian Shabajt, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta gjatë kohës sa ishte kadet i Policisë së Kosovës, po ndiqet me interes të madh nga opinioni publik dhe familja e tij, e cila kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 31 tetor, ku palët do të paraqesin fjalët përfundimtare përpara trupit gjykues.
The post Shtyhet seanca për rastin e vdekjes së kadetit Flordian Shabaj në Pejë appeared first on Klan Kosova.