Publicisti dhe njohësi politik, Pal Shtufi i ftuar në “Emisionin Special” në Klan Kosova komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.
Shtufi tha se Kurti po synon pushtet absolut, teksa sipas tij për të arritur këtë atij i duhet edhe një trazirë tjetër politike, shkruan KlanKosova.tv.
“Shumë pak me besu që del ndonjë gjë pozitive, për shkak jo vetëm sot çka ka ndodhë. Po them që nga ato që jemi mësuar me i pa deri tani, po rezulton që njëra palë, Albin Kurti synon pushtetin absolut dhe për ta synu pushtetin absolut atij i duhet edhe një trazim me bë dhe trazimin si duket e ka fillu që sot. Jemi duke i vuajtur pasojat e mos shkollimit, kemi mediokritet të madh politik në këtë vend”, tha Shtufi.
Shtufi tutje tha se zgjedhjet duken të pashmangshme në situatën aktuale politike.


