E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeShtiu me armë gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, policia interviston 47-vjeçarin

Shtiu me armë gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, policia interviston 47-vjeçarin

Një person i moshës 47-vjeçare ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se ai është intervistuar dhe se është iniciuar rast penal për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Në njoftimin e policisë gjithashtu bëhet e ditur se është sekuestruar një armë zjarri dhe 23 fishekë, përcjell Klankosova.tv.

“Më 05.08.2025, rreth orës 21:00, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gaçkë. Njësitet reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin G. Sh, 47 vjeç, i cili ka pranuar se ka shtënë në ajër me armë zjarri”.

“Policia ka sekuestruar: 1 armë zjarri (pistoletë me gaz), 23 fishekë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal për veprat: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

The post Shtiu me armë gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, policia interviston 47-vjeçarin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT