Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeLajmeShteti në pauzë, Hasanpapaj: Pushteti e solli vendin në këtë pike (VIDEO)

Shteti në pauzë, Hasanpapaj: Pushteti e solli vendin në këtë pike (VIDEO)

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se institucionet kanë dështuar të themelohen dhe se vendi po përballet me pasiguri institucionale.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hasanpapaj tha se vendi është pothuajse pa president dhe se situata po bëhet gjithnjë e më e paqartë.

“Ata nuk po munden të themelojnë institucionet e veta. Këta të paktën të kishin themeluar institucionet kryesore të vendit, e kemi vendin pa president, kuvendi është në pauzë. Pothuajse pa president, nuk kanë ngel as 10 ditë derisa presidentja ta lëshojë zyrën dhe nuk dihet se çka do të bëhet. Pra e sollën vendin deri në këtë pikë”, tha Hasanpapaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Hasanpapaj shtoi se situata tashmë është vonuar dhe se pret një vendim të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese.

“Për mendimin tim besoj që këta tashmë janë vonë, Kushtetuesja e ka pezulluar për momentin, uroj të mos presim deri më 31 mars, nuk ka nevojë. Shpresojmë që gjatë javës të nxjerrin vendimin dhe të japë zgjidhje përfundimtare në atë mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe pastaj të formohen institucionet. Zgjedhjet janë të pashmangshme, sepse dekreti që është nxjerr nga presidentja është nxjerr duke u bazuar në Kushtetutë, kuvendi ka dështuar ta zgjedh presidentin, ata e kanë pranuar edhe vetë kur e kanë ndërpre seancën”, shtoi ai.

“Jo vetëm që kanë dështuar ta zgjedhin presidentin, por thonë edhe nuk dimë si ta zgjedhim. I kërkojnë kushtetueses se si të zgjidhet presidenti sepse kuvendi ka dështuar me zgjedh. Kërkesa është që të zgjidhet me një vendim të ri gjyqësor”, deklaroi juristi në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT