Në shtëpinë e të moshuarve në Skenderaj, po mungon ashensori.
Në emisionin “Fol me Arin”, Shahin Tahiri, drejtori i shëndetësisë në Skenderaj, jep përgjigjen se kur shtëpia e të moshuarve do të bëhet me lift, transmeton Klankosova.tv
Ai thotë se tanimë procesi është në fazë të prokurimit, apo të ritenderimit.
“Besoj që shumë shpejt do të përfundojë procesi, dhe lifti ekzistues të zëvendësohet me një të ri”, thotë tutje Tahiri.
Ndër të tjera ai shpjegon pse ka qenë aq e vështirë zëvendësimi i ashensorit në shtëpinë e të moshuarve.
The post Shtëpia e të moshuarve në Skenderaj, së shpejti me ashensor të ri appeared first on Klan Kosova.