Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt ka deklaruar sepPresidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake kundër Iranit, por ai preferon rrugën diplomatike. Levitt shtoi se Trump thekson se ajo që Irani thotë publikisht ndryshon nga mesazhet që u dërgon privatisht Shteteve të Bashkuara.
Ajo u shpreh se ekziston një hendek midis retorikës publike të Teheranit dhe kontakteve të tij prapa skenave me Uashingtonin. Levitt zbuloi gjithashtu se Trump ka folur me Elon Musk rreth çështjeve të internetit, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara duke shtuar se SHBA po bën llogaritje të gabuara në qasjen e tyre ndaj Iranit.
Disa orë më vonë, ai paralajmëroi se amerikanët ishin mundur në të kaluarën për shkak të llogaritjeve të gabuara dhe se do të mundeshin përsëri për shkak të “planifikimit të gabuar”.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë akuzojnë Uashingtonin për ndërhyrje dhe paralajmërojnë se çdo veprim ushtarak amerikan do të provokojë hakmarrje kundër forcave dhe aleatëve amerikanë në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


