Fushata ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit mund të zgjasë katër deri në gjashtë javë, tha karoline leavitt, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte sugjeruar se lufta mund të zgjasë rreth katër deri në pesë javë, por mund të zgjasë edhe “shumë më gjatë”.
Pete Hegseth, sekretari i luftës, tha se SHBA-ja do të “marrë gjithë kohën e nevojshme për t’u siguruar që do të kemi sukses”.
Duke folur para një takimi të Trumpit me kontraktorët kryesorë të mbrojtjes, leavitt shtoi se SHBA-ja ka rezerva të mjaftueshme armësh për të përmbushur të gjitha nevojat operative në iran.
Ajo gjithashtu tha se SHBA po shqyrton disa persona që mund të udhëheqin iranin, pasi presidenti deklaroi sot se synon “dorëzimin pa kushte” të qeverisë iraniane.
Ndryshe, SHBA-ja dhe izrael ka nisur një fushatë ajrore ndaj iranit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


