Shtëpia e Bardhë ka postuar një video në rrjete sociale në nder të Charlie Kirk, ku shfaqen fragmente nga një fjalim i gruas së tij, Erika, i mbajtur pas vrasjes së tij.
“Nuk keni idenë se çfarë lloj zjarri keni ndezur. Charlie gjithmonë thoshte se donte të mbahej mend për guximin dhe besimin e tij”, thotë Erika Kirk.
“Tani e përgjithmonë, ai do të jetë me shpëtimtarin e tij, duke mbajtur kurorën e lavdishme të një martiri. Të këqijtë përgjegjës për vrasjen e burrit tim nuk kanë idenë se çfarë kanë bërë”, shton ajo.
“Ata vranë Charlien sepse ai predikoi një mesazh patriotizmi, besimi dhe dashurie të mëshirshme të Zotit. Të gjithë duhet ta dinë këtë: nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë.”
“Nuk keni idenë se çfarë sapo keni lëshuar në këtë vend dhe në botë. Nuk keni idenë.”
Videoja gjithashtu tregon Erika Kirk duke u betuar: “Lëvizja që ndërtoi burri im nuk do të vdesë. Nuk do të vdesë. Unë refuzoj ta lejoj.” /Telegrafi/