E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajme“Shtek që mbesim veç t'u i ndreq kerret s'kemi” / Rruga Deçan-Pejë...

“Shtek që mbesim veç t’u i ndreq kerret s’kemi” / Rruga Deçan-Pejë në gjendje të mjerueshme (VIDEO) – Klan Kosova

Rruga që do të duhej të ishte lehtësim për secilin biznes, përkundrazi, ato veç po i dëmton.

Tranziti Deçan-Pejë, i cili është rruga e vetme që qytetarët e bëjnë për të shkuar në këto dy qytete, është në gjendje jo të mirë.

Rruga është e dëmtuar në secilën pjesë të saj, e madje kryesorja sipas banorëve, mungon rrethrrotullimi që lidh disa fshatra dhe Deçanin me Pejën, raporton Kiks Kosova.

Mungesa e këtij rrethi sipas tyre është shkaktari edhe i qindra aksidenteve që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në këtë zonë.

Sipas Dren Qallakut, pronar i njërit prej bizneseve skaj rrugës, makinat e tyre me të cilat punojnë përditë, dëmtohen shpesh dhe shumë.

Përveç ankesave të Qallakut e disa banorëve të tjerë para kamerës së Kiks Kosovës, shqetësuese situata është edhe për Naim Bytyçin.

Bytyçi, i cili është asamblist që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Pejës, tha që ka 3 vjet që janë në kërkim të zgjidhjes së këtij problemi.

Sipas asamblistit Bytyçi, përgjigja e vetme që ka marrë nga Komuna e Pejës, ishte që kompetencat i ka Ministria e Infrastrukturës.

Në anën tjetër, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për Kiks Kosovën që ky segment rrugor nuk është pjesë e listës së rrjetit rrugor nën përgjegjësinë e tyre.

Kiks Kosova kërkoi përgjigje edhe nga vetë Komuna e Pejës, mirëpo deri në transmetimin e kësaj kronike, redaksia nuk pranoi asgjë nga ta.

The post “Shtek që mbesim veç t’u i ndreq kerret s’kemi” / Rruga Deçan-Pejë në gjendje të mjerueshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT