Në aksidentin mes katër veturave dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mbetën të lënduar shtatë persona.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Pamje nga aksidenti mes katër veturave te Zona Industriale (FOTO)
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>