Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Pejë, në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e PSRK-së Arbnora Luta.
“Sot me fillim nga ora 13:00 është caktuar të mbahet seanca dëgjimore” tha ajo.
Të pandehurit dyshohet për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe pastrimi i parave.
Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe ditën e djeshme.
The post Shtatë anëtarë të grupit kriminal për trafikim me drogë sot dalin para gjykatës appeared first on Klan Kosova.