Shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, Ita Gani, ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke përshkruar situatën që po përjetojnë vetëm pak orë pas njoftimit për një armëpushim të arritur mes Izraelit dhe Iranit.
“Sot ka qenë një mëngjes shumë i vështirë, ndoshta më i vështiri deri tani”.
“Kemi pasur sulme të njëpasnjëshme, mund të them katër ose pesë, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha, madje edhe në ndërtesat e banuara. Ka të vrarë dhe viktima. Ka qenë e tmerrshme”, tha Gani.
Ajo shprehet se armëpushimi i shpallur duket se nuk është respektuar dhe situata mbetet shumë e tensionuar.
“Siç duket, armëpushimi ishte vetëm një lojë. Sirenat filluan sërish dhe pasuan sulmet nga Irani”, tha Gani, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:
The post Shqiptarja nga Izraeli: Sulmet vazhduan edhe pas shpalljes së armëpushimit me Iranin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.