Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeShqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët...

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët (VIDEO)

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre kosovarë dhe një tjetër nga Bosnja dyshohet se kanë vdekur në vendin e punës.

Në emisionin “Edicioni Special”, Musliu tha se edhe një person ka pësuar lëndime, ndërsa po vazhdon trajtimin në spital, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket kombësisë, thuhet se janë shqiptarë, nga burime të sigurta e di që janë tre shqiptarë, kjo është e sigurt, një person thuhet se është nga Serbia e Jugut, nga Novi Pazari, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Ndërsa për kombësinë e të lënduarit ende nuk dihet gjë”, tha ai në Klan Kosova.

Pos tjerash, avokati dha detaje edhe se si kishte ndodhur ky rast tragjik, madje edhe si u nxorën viktimat nga punishtja.

Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga Kosova – një nga Bosnja

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT