Në ndeshjen e basketbollit ku po luanin Maqedonia e Veriut dhe Rumania, u bë thirrje për vrasje të shqiptarët.
Brohoritjet raciste dhe ksenofobe, ani se ishte i pranishëm në Kumanovë, u bë sikur nuk i dëgjoi Kryeministri Hristijan Mickovski.
Për thirrjet “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes.
Skandali i madh nxiti reagimin e rreptë te presidentes kosovare, Vjosa Osmani që tha se thirrjet e së shtunës janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.
Ambasada e Kosovës në Shkup shfaqi shqetësim duke thënë se rastet e tilla nuk janë të rralla.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është deklaruar ende për këtë ngjarje. Heshtjen e tij, por edhe atë dyditëshe të maqedonasit mickovski e kritikoi Memli Krasniqi i PDK-së.
Kritika për heshtjen e Kurtit patën edhe përfaqësues të LDK e AAK-së.
Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut dënon gjuhën e urrejtjes, veçanërisht përmes nenit 319, që parashikon burgim nga 1 deri në 5 vjet për kryerjen e kësaj vepre.
Ndiqni kronikën në vazhdim:
The post “Shqiptarët e vdekur”: Mickovski “shurdh”, Kurti i heshtur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.