Një numër i madh qytetarësh nga Maqedonia e Veriut kanë votuar sot në Han të Elezit, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Për Klan Kosovën ka folur njëri nga këta qytetarë, Ismail Bardhi, i cili tha se vjen nga fshati Bllacë dhe se ka nënshtetësi të dyfishtë, të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
“Unë jetoj në brezin kufitar, në pjesën e Maqedonisë së Veriut. Kemi shtetësi të dyfishtë”, u shpreh Bardhi.
“Të gjithë të afërmit i kemi në Kosovë, kemi më shumë lidhje me Kosovën, si për punë, ashtu edhe për gjëra të tjera”, shtoi ai.
Bardhi theksoi se deri më tani ka votuar një pjesë e madhe e bashkëvendasve të tij, dhe sipas tij, dikur votonin deri në 90 për qind e tyre. /Klankosova.tv
The post Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut votojnë në Han të Elezit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.