Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë kanë festuar fitoren e ndeshjes ndaj Serbisë në të gjitha trojet shqiptare.
Festa e tyre nuk mungoi as në qytetet e Perëndimit, ku një numër i madh shqiptarësh dolën në rrugë me flamuj kombëtarë dhe bori veturash, për të shënuar triumfin e Kombëtares.
Pamje festive janë regjistruar edhe në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ku tifozët shqiptarë janë parë duke valëvitur flamujt kombëtarë.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga festa që u zhvillua në Berlin, ku atmosfera ishte e zjarrtë dhe plot emocione.
The post Shqipet festojnë fitoren e Kombëtares së Shqipërisë edhe në Berlin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.