“Shqipëria sulmohet çdo tre minuta”, nevojiten 350 ekspertë IT

“Shqipëria sulmohet çdo tre minuta”, nevojiten 350 ekspertë IT

Një shtet që synon të jetë tërësisht digjital, kërkon një siguri kibernetike të lartë. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa zbulon se intensiteti i sulmeve nga hakerat ndaj sistemeve qeveritare shqiptare shkon gati 500 kërcënime online në 24 orë, ndaj ka nevojë për profesionistë IT.

“Një detaj është se vendi ynë i vogël përballet me një sulm çdo tre minuta nga irani apo shtete të tjera të huaja. Dhe sot kërkesa për ekspertë është e madhe, BE ka gati 500 mijë thirrje, SHBA 1 milion ndërsa Shqipëria kërkon 350 ekspertë në institucione”, thotë Igli Tafa.


Në një trajnim nga OSBE dhe AKSK, u vlerësua me rëndësi fuqizimi i talenteve të reja dhe rolin e grave në fushën e sigurisë kibernetike.

Ambasadori Michel Tarran evidentoi edhe emërimin e ministres virtuale Diella si një risi që kërkon njohuri të thelluara në teknologji.

“Diella ishte e papritur, por është një urë lidhëse për të investuar në ekspertizë me standarde europiane në digjitalizim”, shprehet Michel Tarran, kryetar i prezencës së OSBE-së në Shqipëri./Top Channel