Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëria pranon raketat Javelin të dërguara nga SHBA

Shqipëria pranon raketat Javelin të dërguara nga SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Shqipërisë një sasi të konsiderueshme raketash antitank, Javelin, një prej sistemeve më të avancuar në botë.

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, tha se ky është një hap i rëndësishëm në partneritetin mes SHBA dhe Shqipërisë, për sigurinë. “Ky është një demonstrim për përkushtimin tonë për sigurinë rajonale. Sistemi Javelin është shumë i avancuar dhe përmbush objektivin e Shqipërisë për mbrojtjen kolektive”, tha VanHorn.

“Mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi të gjithë kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Jemi krenar që jemi partner në këto përpjekje”.

VanHorn vlerësoi edhe punën e ministrit të Mbrojtjes në ikje, Pirro Vengu.

Ministri ka qenë partner i fortë i SHBA në muajt e fundit. Faleminderit për punën tuaj”, tha ajo. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT