Shqipëria në vendin e dytë, gjasat për kualifikim janë reale – situata në Grupin e Kuqezinjve dhe ndeshjet e ardhshme

Shqipëria në vendin e dytë, gjasat për kualifikim janë reale - situata në Grupin e Kuqezinjve dhe ndeshjet e ardhshme

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Letonisë me rezultat të ngushtë 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori Kristjan Asllani në minutën e 25-të nga penalltia.


Tre pikët nga ndeshja e sotme kanë rikthyer shpresat e Shqipërisë për kualifikim, sidomos për ta siguruar pozitën e dytë që i dërgon në Play-Off, pasi pozita e parë duket e siguruar nga Anglia në Grupin K.

Shqipëria në vendin e dytë, gjasat për kualifikim janë reale – situata në Grupin e Kuqezinjve dhe ndeshjet e ardhshme telegrafi.com

‘Tre Luanët’ kanë marrë pesë fitore në po aq ndeshje, duke blinduar pozitën e parë.

Me fitoren e sotme, Shqipëria është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me tetë pikë, pasi kanë dy fitore, dy barazime dhe një disfatë.

Në pozitën e tretë ndodhet Serbia me shtatë pikë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur se Shqipëria. Ndërkohë Letonia është e katërta me katër pikë dhe Andorra që zë vendin e fundi pa pikë.

Në ndeshjen e ardhshme në muajin tetor,Shqipëria luan në udhëtim te Serbia dhe fitorja është e domosdoshme për Kuqezinjtë, në mënyrë që ta blindojnë pozitën e dytë në tabelë. /Telegrafi/