Shqipëria hap edhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE – Rama: Ritëm rekord, 28 kapituj në 11 muaj

news image

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të tjerë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, këta katër kapituj i shtohen 24 të tjerëve që janë hapur gjatë 11 muajve të fundit, duke e cilësuar këtë proces si një “ritëm rekord”.

“Me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ky është një tjetër hap përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, ndërsa negociatat zyrtare për anëtarësim u hapën në korrik të vitit 2022.

Procesi i negociatave përfshin 33 kapituj të ndarë sipas fushave, të cilët duhen hapur, negociuar dhe mbyllur për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/