Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me homologun francez, Sébastien Lecornu, për modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Vengu tha se marrëveshja është rezultat i iniciativës së Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të cilët kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm edhe në fushat e sigurisë energjetike, turizmit dhe inovacionit.
“Me kujdesin e veçantë të Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron, u hodhën hapa jetësorë në fusha kyçe. Marrëveshja e nënshkruar me mikun dhe homologun Sébastien Lecornu synon forcimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, shkroi Vengu në një postim.
Ai shtoi se vizita e Macronit në Shqipëri, e mbushur me marrëveshje me rëndësi për ekonominë dhe sigurinë, konfirmon vendosmërinë e Bashkimit Evropian për ta trajtuar Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);