Trupi i pajetë i një personi në Shqipëri është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët e kanë njoftuar policinë.
Policia ka bërë të ditur se nga veprimet paraprake dyshohet se ky person ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.
âRreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës âMilot-Thumanëâ, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar”.
“Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasiâ, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>