E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizShqetësimi amerikan, aksioni në veri i pakoordinuar, dëmton raportet (VIDEO)

Shqetësimi amerikan, aksioni në veri i pakoordinuar, dëmton raportet (VIDEO)

Operacioni policor në veri shqetësoi amerikanët. Ambasada e kësaj superfuqie në Prishtinë reagoi të dielën për mbylljen e zyrave paralele të Mirëqenies Sociale të Serbisë në komunat veriore të Kosovës.

Ky veprim, sipas ShBA-së rrezikon të krijoj pasoja negative për të ardhmen evropiane por edhe marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën.

Ky reagim i amerikanëve ishte i pritur edhe për ish-diplomatin Blerim Canaj, shkaku i përsëritjes së veprimeve jokoordinuese nga qeveria.

Nuredin Ibishi, ekspert i fushës së sigurisë, konsideron se zyrat do të duhej të mbylleshin, por jo pa aleatin më të madh.

Katër zyrave paralele iu vu dryni me dyshimet se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”, pasi besohet se bënë trysni që të votohet Lista Serbe, në këmbim të ndihmës sociale.

Reagim ndaj këtij operacioni policor pati edhe nga Bashkimi Evropian që ndërmjetëson dialogun Prishtinë-Beograd. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498